KreuCelebrity

Ç’ka ndodhur?! Elton John përfundon në karrige me rrota!

 

Këngëtari i njohur Elton John vizitoi këtë të enjte Muzeun Uffizi në Firenze, ku çuditi jo pak teksa u shfaq në karrige me rrota.

Duket se artistit i ka ndodhur një incident i pakëndshëm në këmbë, që i ka vështirësuar ecjen, por 72 vjeçari sqaroi gjithçka vetëm disa çaste më vonë nëpërmjet një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shkruante:

“Një kapërcim në kavilje nuk mund të më pengonte që të vizitoja një prej muzeve më të bukur në botë”

I veshur me kostum sportiv, atlete dhe me syzet karakteristike artisti ka pozuar I buzëqeshur ulur në karrigen me rrota.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF