“Anassa”, kurorëzoni bukurinë tuaj! Qendra më e re në kryeqytet ju pret me bukuroshen Nevina Shtylla! 0

Qendra më e re në kryeqytet ju pret me bukuroshen Nevina Shtylla!

Ilda Lumani

Tashmë nuk është luks të kujdesesh për lëkurën, trupin, të rikuperosh një defekt, apo shenjë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, të heqësh një nishan, apo “të shpëtosh” një herë e mirë nga qimet… Sot në Shqipëri ka dhjetëra emra që veprojnë në fushën e dermo-estetikës, por, personalisht, përpara se të merrja një vendim për të shkuar tek njëra prej tyre do të mendohesha mirë! Stafi mjekësor do të ishte e para gjë që do të kërkoja, mandej çfarë teknologjie përdor klinika?!
Ndaj kur emri i Anassa u komentua në një bisedë mikeshash, si qendra më e re dermo-estetike e hapur në Tiranë, bashkë me kërshërinë natyrshëm kisha një besim që lidhej me emrin ku gjendet kjo klinikë, pikërisht në ambientet e spitalit “Hygeia”.

Por, kjo nuk është e vetmja arsye përse e para në listë do të ishte Anassa. Dhe këtë konkluzion e nxora menjëherë pas një vizite që pata në të e shoqëruar nga Rezalda Allajbeu, menaxhere e Anassa në Spitalin “Hygeia”.

Kjo qendër do të sjellë për klientët shqiptarë fjalën më të fundit të teknologjisë në fushën e estetikës dhe specialistë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Europës. Veçanërisht, mjekëve të huaj u është dhënë hapësirë për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale plastike, rikonstruktive dhe ato të dermatologjisë e trajtimeve dermo – estetike. Me një hapësirë që shkon në 300 metër katrorë, klinika e estetikës “Anassa” synon të kthehet në një pikë referimi të së bukurës, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Synimi i kësaj qendre është cilësia, siguria dhe ofrimi i shërbimeve të personalizuara konform standardeve ndërkombëtare.

Klinika estetike “Anassa” e vendosur pranë spitalit “Hygeia” mundëson ndër të tjera që në bazë të trajtimeve të saj të jenë produkte cilësore dhe të certifikuara. Jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore por edhe nga trajtimet e bukurisë, kjo qendër kujdeset që pacientët të marrin informacionin e duhur mbi procedurat dhe ofron cilësinë e produkteve bio.

Shërbim elitar, teknologji & teknika bashkëkohore në fushën e trajtimeve të bukurisë, për çdo moshë & gjini, tashmë vijnë në një Klinikë të vetme, nga një staf mjekësh profesionistë dhe me shumë eksperiencë në fushën e Kirurgjisë Plastike / Rikonstruktive dhe atë të Dermatologjisë dhe trajtimeve dermo – estetike.

“Synimi ynë është cilësia, siguria dhe ofrimi i shërbimeve të personalizuara konform standarteve ndërkombëtare, gjithçka për të qenë në lartësinë e kërkesave të çdo pacienti. Ekselenca është ajo çka Hygeia ofron jo vetëm në shërbime shëndetësore, por tashmë, edhe në trajtimet e bukurisë”, më thotë doktoreshë Rezalda, teksa kalojmë nga njëri ambient i Anassa në tjetrin.

Procedura Dermo-Estetike & Lazer

Klinika Anassa falë mjekëve dermatologë me eksperiencë ofron të gjithë gamën e shërbimeve Dermo-estetike & Lazer, përfshirë fytyrë, trup dhe flokë, për çdo moshë, si për femra dhe për meshkuj.

Por, ajo që më duket edhe më joshëse është se në klinikën Anassa të gjithë do të gjejnë shërbime ekskluzive të përshtatura sipas kërkesave individuale dhe tipologjisë së lëkurës për të gjithë ata që kërkojnë të përmirësojnë apo thjesht të kujdesen dhe të kurojnë  imazhin e tyre në vazhdimësi.

Teknologjia & aparaturat bashkëkohore, profesionalizmi dhe eksperienca e mjekëve janë çelësi që i siguron çdo pacienti shërbim cilësor, efikas, trajtim të personalizuar dhe rezultate optimale.

Për të gjithë tashmë do të jetë lehtësisht i evidentueshëm emri i “Anassa”, pasi imazhi që do të prezantojë këtë klinikë është ai i moderatores bukuroshe, Nevina Shtylla. Fotot që ju sjellim e prezantojnë për herë të parë atë me lexuesit e BORDO!

Shërbimet dhe teknikat që përdoren!

Dermatologjia është pjesë e Klinikës Anassa të Spitalit Hygeia Tiranë. Stafi i mjekëve dermatologë, të kualifikuar dhe me eksperiencë, janë të përkushtuar për të ofruar shërbim cilësor për diagnostikimin dhe trajtimin në vazhdimësi të patologjive kutane, si për moshat adulte (të rriturit) ashtu edhe ato pediatrike.

Në këtë Departament, krahas procedurave apo trajtimeve që kryhen thjesht apo kryesisht për arsye estetike/kozmetike, gjejnë zgjidhje edhe ato raste (pacientë) të cilët kanë nevojë për kirurgji rikonstruktive, pra që kryhet kryesisht për arsye mjekësore, të tilla si: Rikonstruksion i gjirit pas mastektomisë (paciente me kancer gjiri), i qafës apo fytyrës në rast prekje nga kanceri, rikonstruktim në rast djegie, kirurgji e hemangiomave etj.  

Llojet e Kirurgjive që ofrohen:

  • Kirurgjia Rikonstruktive
  • Kirurgjia Plastike

Kontrolli i nishaneve me dermatoskopin FOTOFINDER

Rimodelim i trupit pa kirurgji me aparaturën moderne “Accent Prime” vetëm në Anassa

Një tjetër investim, këtë rradhë në fushën e rimodelimit të trupit vjen në Klinikën Dermo-Estetike Anassa.

Kjo aparaturë, ndër më bashkëkohoret, disponon teknologji të avancuar mjekësore duke kombinuar trajtimin me valë ultratinguj për shkrirjen e dhjamit dhe radiofrekuencë për tonifikimin & konturimin e zonës së targetuar, garanton rezultate optimale dhe superiore krahasuar me aparaturat e tjera për dobësim.

Në sajë të kësaj teknologjie arrijnë të trajtohen me sukses zonat: fytyrë, krahë, bark, kofshë dhe vithe.

Në Anassa kjo realizohet në sajë të Hidrafacial-it, aparatura bashkëkohore e vetme e cila ofron dermoabrazion me hidratim pa shkaktuar irritim apo tharje të lëkurës.

Në Anassa gjen zgjidhjen ideale falë Lazerit GentleLASE Alexandrite, teknologjia më e fundit që eleminon një herë e mirë “qimet e padëshiruara” në gjithë trupin.

Port Wine stains (PWS) apo të njohura ndryshe edhe si njolla të kuqe në lëkurë, janë nishane vaskulare që shfaqen qysh në lindje. Këto njolla trajtohen me Lazer PDL-Candela V-Beam Perfecta, duke vepruar vetëm në zonat e targetuara të lëkurës që do të trajtohen.
Mezoterapia është procedurë mini-invazive gjatë së cilës injektohen në lëkurë vitamina, aminoacide apo acid hialuronik, produkte këto që administrohen në shtresën e mesme të lëkurës nëpërmjet injektimit me mikro gjilpëra.

Peeling kimik mund të aplikohet në fytyrë, qafë ose duar.

Previous ArticleNext Article