Sot nata finale e The Voice! Cfarë do të veshë Dojna Mema? Flet stilistja Enada At’Nikolla!

Një moderim pa një stil dhe veshjet e duhura, është si një pemë pa gjethe! Ndaj, që në nisje të rrugëtimit të saj në eksperiencën më të rëndësishme të karrierës së saj (deri më tani), Dojna Mema e kishte të qartë emrin, të cilit do t’i besonte imazhin e saj gjatë prezantimit të reality show-t The Voice Kids! Enada At’Nikolla ndërkaq e kishte ende shijen e mirë, që i kishte lënë prezantuesja imcake, teksa pak vite më parë do ta vishte në finalen e Top Fest, ku Dojna ishte bashkëdrejtuese krah Ledion Liccos. Në këto javë si drejtuese e The Voice, Dojna ka shfaqur krizmën e saj, zhdërvjelltësinë dhe elokuencën e sprovuar, ndërsa ka bërë për vete audiencën edhe me stilin e saj! Nga kostumet tek fustanet, fundet mini, apo pantallonat me fruda, cdo gjë ka qenë një krijim ekskluziv ideuar dhe frymëzuar nga vetë Dojna.

Për sot në mbrëmje, Enada At’Nikolla zbulon për Bordo.al se ajo do të mbajë një tjetër krijim ektravagant. “Kemi krijuar një fustan bust, pjesa e poshtme e të cilit është pantallona të shkurtra, ndërsa kemi luajtur dhe me pjesën e krahëve, ku një pjesë e gjatë është e kapur bukur në një krah”, ndan me ne stilistja At’Nikolla.

Sa i përkët këtij bashkëpunimi me Dojnën, në fund të këtij rrugëtimi Enada e përshkuan kështu: “E bukur ! Shplodhëse, krijuese me nje personazh simpatik si Dojna! Ajo është “një gjë” e  dashur, fine!”! Të tjerat le t’i shohim sot në mbrëmje në ekranin e Top Channel!

Previous ArticleNext Article