Dojna Mema shkëlqen në finale! Fustani-pantallon i vë vulën veshjeve të këtij “The Voice Kids”!!!

Dojna Mema moderoi me sukses këtë edicion të tretë të “The Voice Kids” dhe javë pas jave arriti ta zotërojë skenën dhe të fitonte zemrat e mijëra shikuesve që e ndiqnin.

Por përpos prezantimit sytë e publikut kanë qenë sigurisht të përqëndruar edhe te dukja e prezantueses “petite”. E duke ditur rëndësinë e madhe të pamjes në ekran këtë edicion të spektaklit për veshjet e Dojnës u kujdes stilistja e njohur shqiptare Enada At’Nikolla.

Me krijimet e veshura javë pas jave vështirë të zgjidhje të preferuarën e asaj çfarë At’Nikolla kishte ideuar për prezantuesen sybukur e plot stil.

Por kureshtja e publikut u shua të premten në mbrëmje pasi fustan-pantalloni i bardhë që veshi Dojna duket se i vuri vulën veshjeve të spektaklit të përjavshëm.


Ekskluzivisht për Bordo, stilistja e njohur zbuloi pak nga detajet e veshjes: një fustan bust, që në pjesën e poshtme ishte pantallon ndërsa kishte luajtur me pjesën e krahëve ku një pjesë e gjatë ishte e kapur bukur në një krah.

Rezultati: Një Dojn’ që shkëlqen e tëra!!!

Previous ArticleNext Article