I heqin aparaturat, ndërron jetë regjisori i njohur

Regjisori i njohur John Singleton ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. Singleton, i nominuar për çmim Oskar, prej kohësh ishe nën kujdesin shëndetësor pas një goditjeje të pësuar në tru.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e regjisorit që në një deklaratë për mediat kanë thënë se 51-vjeçari ‘vdiq në paqe’ menjëherë pasi iu hoqën aparaturat që e mbanin në jetë në Los Angeles.

Të hënën, familja e tij tha se kishin marrë vendimin e vështirë për ti hequr aparaturat që e mbanin në jetë.

John Singleton, është regjisor i njohur  i cili bëri bujë me filmin “Boyz n Hood” dhe vazhdoi në një sërë projektesh – duke përfshirë edhe “2 Fast 2 Furious”.

Previous ArticleNext Article