Modelja për Brad dhe Angelinën: ajo shumë e keqe, ai mjaft xhentil!!!

Modelja Caprice Bourret ka folur së fundi për New Magazine, duke rrëfyer mbi situatën e krijuar gjatë një darke me Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Shumë I kanë konsideruar ata një cift të jashtëzakonshëm e kanë uruar që të ktheshin bashkë, por Caprice ka tjetër mendim. Ajo thotë së gjatë asaj darke, kuptoi që aktori, I cili u soll shumë mirë dhe ishte tepër xhentil, duhej konsideruar më shumë si `mashkull I Jennifer Anistonit“.

Darkova me ta dhe Bradi ishte I mrekullueshëm, ndërsa Angelina një femër e keqe. Gjithë natën nuk foli asnjë fjalë; ishte shpërfillëse e gjatë gjithë kohës qëndroi aty, me veshtrimin gjetke, ishte komenti I modeles që mbeti shumë e zhgënjyer prej aktores.

 

Previous ArticleNext Article