Cfarë të bësh kur shefi e ka gabim? Mësimet e nxjerra nga Steve Jobs dhe Donald Trump!!!!

 

Është një dilemë aspak e vogël: kur shefi të kërkon të bësh dicka, por është e gabuar, do të bindesh apo jo? The Atlantic citon një episode kur Trump e udhëzoi stafin të pengonte hetimet e prokurorit special Robert Mueller, por punonjësi I tij Rod Rosenstein, zgjodhi që të mos e zbatonte këtë direktivë, duke e mbrojtur kështu praktikisht presidentin.

Konsiderohet se vartësit të cilët nuk I binden urdhrave të gabuar, pavarësisht se ato vijnë nga drejtuesi I tyre, janë një aset I rëndësishëm, sepse ndër të tjera mund të ofrojnë këndvështrime të reja, të cilat rezultojnë dhe mjaft pozitive e të suksesshme. Sërish The Atlantic bën një krahasim me Apple në kohën e Steve Jobs (edhe ai një bos me tendenca disi më autoritare, por që dinte ta dëgjonte zërin ndryshe), kur u promovua një punonjëse e sektorit të marketingut, Joanna Hoffman, e cila shpeshherë e kundershtonte Jobsin edhe publikisht lidhur me cështjen e strategjive të kompanisë.

 

Previous ArticleNext Article