Sidrit Bejleri e ka sozinë e tij në Shqipëri dhe ai është këngëtar!

Mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” ishte i ftuar këngëtari Land Kademi, i cili pas më shumë se 15 vitesh në skenën shqiptare, ka sjellë këngën e tij të parë, “Edhe pak lule”.


Nuk e dimë nëse juve ju kishte shpëtuar një detaj shumë interesant rreth portretit të Landit, po ai ka një ngjashmëri të madhe me këngëtarin Sidrit Bejleri, gjë që nuk u la pa u komentuar edhe nga teleshikuesit që i çonin moderatorit Arian Çani mesazhe të shumta rreth ngjashmërisë ‘së frikshme’ mes dy artistëve.


Ngjashmërinë e madhe e ka pohuar edhe vetë Landi dhe ka treguar se shumë persona e kanë ngatërruar me të.

“Ka shumë të forta me këtë historinë e Sidritit. Atë e kam pasur shok klase dhe në atë kohë ai ka pasur shumë flokë, ndërsa më pas i preu. Pastaj, Sidriti u bë copy-paste me mua. Unë në vitet 1998-2000 i kam bërë flokët zero”, – ka thënë Landi

Previous ArticleNext Article