Erion Bogdani bëhet baba për herë të dytë!

Ish- mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përjetuar sot për herë të dytë emocionin e bukur të të bërit baba.


Erion Bogdani ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram lajmin e bukur se sot më 19 maj familjes së tij ju shtua një vajzë të cilën prindërit e kanë quajtur Alice.


“Asgjë nuk është më e bukur sesa një jetë e re që lind” ka shkruar ish-futbollisti në postimin e tij.


Erion Bogdani dhe bashkëshortja modelja Rosella janë edhe prindër të një djali 8 vjeçar.

Previous ArticleNext Article