16 kg më pak në 7 muaj! Anxhela Peristeri tregon ushqimin që eleminoi nga dieta

Anxhela Peristeri la humbur plot 16 kilogramë nga pesha e saj trupore përgjatë 7 muajve të fundit. Format e kuruara të këngëtares i kanë rënë në sy edhe ndjekësve të saj që kanë aluduar se fotot e saj të fundit me bikini janë të punuara me Photoshop.

Por, e ftuar në emisoonin e së premtes “Zonë e Lirë” përballë Arian Çanit artistja tregoi se prej 7 muajsh i është nënshtruar me këmbëngulje një dietë që e ndjek më përpikmëri.

“Faktikisht, duket sikur është shumë e vështirë të dobësohesh. Por faktikisht, nuk është e vështirë.”, ka thënë Peristeri e pyetur se si ia ka dalë të humb kilogramët e saj.



Anxhela tregoi se përveç stërvitjes, ka një ushqim të caktuar që e ka eliminuar krejtësisht nga regjimi i saj: “Por, duhet të vazhdosh stërvitjen dhe sigurisht, të eliminosh në mënyrë drastike brumërat”, ishte këshilla e Anxhelës.

Previous ArticleNext Article