Nuk dinim asgjë për të! Detaji që u zbulua për nusen e Gaz Pajës

Aktori i humorit Gaz Paja i dha fund beqarisë të shtunën e 1 Qershorit me partneren e tij Ira Seferi. Aktori është përpjekur ta mbajë diskrete jetën e tij private, ndërsa partnerja e tij është treguar më dorëlëshuar kur vjen puna te postimet që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Por ndonëse dyshja jeton romancën prej vitesh tashmë, asgjë nuk dihet për bjonden bukuroshe që ka rënë në sy në media për bukurinë e saj. Por një detaj është zbuluar për origjinën e nuses më të re të showbizit shqiptar.

Ka qenë Aurela Gaçe, e ftuar për të kënduar në dasmën e çiftit ajo që ka zbuluar se bashkëshortja e Gaz Pajës ëhstë me origjinë nga Dibra, dhe këtë shpjegim e ka bërë teks ai këndon familjes Seferi këngën dibrane të Hajredin Pashës.

Previous ArticleNext Article