Bebe Rexha çudit me postimin e fundit në instastory!

 

Të gjithë kujdesemi që në rrjete sociale të postojmë momentet tona më të bukura, e të lumtura…

Por Bebe Rexha nuk e ka aspak problem të postojë një foto me grimin e prishur nga të qarët dhe vetëm pak orë më parë këngëtarja ka çuditur jo pak, teksa ‘selfien’ e radhës e ka bërë në një moment ku për arsye që nuk I dimë, nuk ka qenë fort në humor të mirë.

Po të mos kishte rrëfyer pak javë më parë një problem psikik që Bebe ka, ndoshta ky postim i saj nuk do të shqetësonte shumë persona, por fakti që shqiptarja e famshme ka treguar se vuan nga çregullime bipolare ka bërë që të rrjeti të ‘ziejë’ nëse  Bebe është mirë apo jo!

Urojmë të jetë gjithçka mirë dhe të mos ketë një arsye serioze që e ka bërë Rexhën të qajë!

Previous ArticleNext Article