Irina nuk duket se po e vuan shumë atë që ndodhi; shfaqet shumë mirë në postimin e parë pas ndarjes!

Nuk ka veçse pak ditë që gjithë bota po gëlon nga lajmi I ndarjes së saj nga Bradely Cooper pas katër vitesh bashkë dhe nje vajzë të mrekullueshme, dhe Irina Shayk nuk duket aspak e dërrmuar, përkundrazi! Në foton e postuar së fundi në rrjetet sociale, duke pozuar për një firmë italiane veshjesh, modelja ruse duket thjesht e mrekullueshme!!

Burime pranë Bradleyt kanë rrëfyer ndërkohë se në fillimet e lidhjes, ai kishte folur me shokët e tij për Irinën duke e përshkruar si “vajzën e duhur“, dhe kishte thënë se “donte të martohej me të“. Po persona të brendshëm pohojnë se marrëdhëniet e ciftit ishin tensionuar gjate xhirimeve të filmit “ A star is born“.

 

Previous ArticleNext Article