Zbulohet e vërteta: bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim ndërkombëtar nga policia!

Prej ditësh tashmë po qarkullon në media lajmi se supermodelja shkodrane Angela Martini mund t’i ketë dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj miliarderin rumun Dragos Savulescu. Dyshimet nisën fillimisht për shkak se në Instagramin e Maryinit prej muajsh tashmë mungojnë postimet e saj me partnerin, ndërkohë që ai ka mbyllur profilin e tij në Instagram.

Por në muajin shkurt të këtij viti, mediat rumune kanë zbuluar të vërtetën në lidhje me Savulescu. Këto të fundit shkruaj ë se ai ka probleme me drejtësinë dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas “Sorina Matei Jurnalist” që ka siguruar lajmin ekskluziv, më 7 shkurt 2019, pas 11 vitesh gjyq, gjykata e Lartë Rumune  ka shpallur dënimin për Dragos Savulescu, për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe gjithashtu bashkëpunëtor i vazhdueshëm në krime të tjera.

Mbi biznesmenin Savulescu rëndon dënimi prej 5 vjet e 6 muaj burg, dhe gjithashtu ndalim të pjesshëm të të drejtave për 3 vitet e ardhshme.Savulescu ka kryer falsifikim dokumentacioni në lidhje me disa prona, dhe gjithashtu së bashku me 32 të akuzuar të tjerë , ai duhet të paguajë rreth 7000 euro dëmshpërblim për shtetin. Por për momentin, miliarderi është shpallur nga autoritetet rumune në kërkim nderkombëtar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article