Dua Lipa revoltohet keq me fansat: “Jeni çmendur!”

 

I është dashur të bëjë një sqarim paksa të çuditshëm Dua Lipës me ndjekësit e saj, pasi siç duket yllin ndërkombëtar e kanë akuzuar për modifikim të fotove të fëmijërisë, për të treguar se ajo i ka patur gjithmonë buzët të plota.

Sigurisht që tingëllon çuditshëm, edhe Duas po ashtu, ama ajo ka ndalur pak për t’i ‘sqaruar’ të gjithë ata që dyshojnë.



Në llogarinë e saj në Instagram, 23-vjeçarja ka postuar disa foto nga fëmijëria, teksa duken qartazi buzët e plota, sytë e zinj e flokët kaçurrelë.

“Për gjithë njerëzit që thanë se kisha modifikuar fotot e mia të fëmijërisë për t’i bërë buzët të më dukeshin më të mëdha. Janë çmendur, Çmendurrrrr!! Nuk më besohet që po më duhet të mbroj veten.”; ka shkruar Dua Lipa përbri fotove.

Aktualisht këngëtarja nga Kosova nuk po kalon një periudh fort të mirë në çështjet e zemrës, pasi vetëm pak ditë më parë, Dua u nda nga partenri i saj Isaac Carew.

Previous ArticleNext Article