Në doni të shikoni sesi një femër, pa operacione plastike mund të duket njësoj pas 24 vjetësh, keni Xena-n (Lucy Lawless)!!!!!!

Lucy Lawless ka interpretuar në mjaft filma, por ai që e bëri përfundimisht të njohur ishte seriali I famshëm televiziv “Xena, princesha luftëtare“. Ky produksion, I cilësuar si një ndër më të famshmit e viteve 90`, ka mbetur ende në mendjet e shumë njerëzve.

Për 6 vjet me radhë, aktorët e rij atëherë ishin në cdo moment në vëmendjen e shtypit, për ata shkruhej gjithë kohën, dhe  mes nesh gjithashtu ka fansa që e kujtojnë me nostalgji. Lucy shtatlartë dukej sikur ishte e prerë për atë rolin e serialit të krijuar në 1995-sën, me sytë e thellë jeshilë dhe trupin atletik.

Por si duket aktorja sot, pas 24 vjetësh?  Epo, na mahniti! Ajo duket po aq mirë sa atëherë!  Lucy bën rregullisht stërvitje dhe ka kujdes me ushqimin; regjimi I rreptë duket e ka mbajtur shumë në formë.



Në fytyrën e saj nuk ka shenja deformimi nga kirurgjia estetike, dhe duket mjaft natyrale. Disa thonë se mund të ketë ndonjë botox të lehtë për të mbajtur rrudhat larg, por edhe në qoftë ashtu, ai sërish ka qenë aq pak, sa nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh sic ndodh me disa yje, të cilët praktikisht janë tjetërsuar!

 

Previous ArticleNext Article