U hoq si e sëmurë për të darkuar me Putinin, Ornella Muti merr dënim me burg!!!

Një prej aktoreve më të famshme e të dashura italiane, Ornella Muti po  e paguan shtrenjtë mashtrimin e bërë në 2010-tën, kur paraqiti një raport të rremë si e sëmurë për të mos marrë pjesë në një shfaqje në teatrin Verdi të Pordenone-s, për të cilën ishte paguar 24 mijë euro. Në vend të kësaj Ornela mori avionin drejt Shën Petërbugut për një darkë luksoze me presidentin rus, Vladimir Putin dhe disa yje te Hollivudit.

Por drejtësia nuk e harroi: Ornelës iu dha një dënim me 6 muaj burg ( por që nuk ka do ta vuajë në qeli, u kthye në shërbim prove), dhe një gjobë prej 500 eurosh. Asaj do t`I duhet gjithashtu të paguajë teatrit Verdi një kompensim prej 30.000 eurosh, dhe nëse nuk I jep ato para, atëherë do të përfundojë vertet prapa hekurave!!

Previous ArticleNext Article