Horoskopi ditor, e hënë 17 qershor 2019

Dashi

Do e gjeni veten në një situatë të ngushtë për sa i përket dashurisë, edhe do e ndjeni të nevojshme të merrni këshilla nga miqtë tuaj. Mos nguroni ta bëni këtë, pasi ata mund të vijnë me ide më të mira duke qenë se nuk janë të ndikuar aq emocionalisht sa ju.

Për beqarët pritet një ditë shumë interesante. Mund të keni mundësi për njohje të reja.

Ndërsa për sa i përket aspektit profesional mund të keni oferta për të ndryshuar drejtimin profesional. Ju këshillohet të mendoni me ftohtësi këtë ofertë.

Demi

E hëna nuk do ju gjejë mirë në aspektin emocional. Vazhdimisht do kërkoni vëmendje, por pa rezultat. Mos u përpiqni të nisi probleme nga aty ku nuk ekzistojnë.

Për ata që janë vetëm lajme të mira duken në horizont, diçka e re do të vijë shumë shpejt në jetën tuaj.

Në punë mos u përfshini shumë, pasi po ju shteron të gjitha energjitë edhe nuk keni dëshirë më pas për të shijuar pjesën e mbetur të ditës.

Binjakët

Lajme të mira për sa i përket dashurisë. Paraditja mund të shoqërohet me disa grindje të vogla, por do shikoni që darka ju ka rezervuar diçka të veçantë për ju.

Beqarët do të largojnë nga vetja dikë që e shohin se nuk po ecën ashtu siç prisnin.

Për sa i përket punës duket që çdo gjë po ecën sipas planit tuaj.

Gaforrja

Disa ndryshime të vogla në jetën tuaj private do ju bëjnë që të humbisni përqendrimin ditën e sotme edhe gati do të harroni për partnerin tuaj. Kjo mund të çojë në ndonjë grindje, por mos u shqetësoni, asgjë nuk duket serioze.

Beqarët sot do të jenë shumë të hutuar, asnjë person nuk do mund të ju rregullojë humorin, kështu që do përfundoni të kaloni ditën vetëm.

Një organizim shumë i mirë i kohës në punë, do ju bëjë që t’i lironi më shumë kohë vetes edhe të kujdeseni për të më shumë.

Luani

Ditën e sotme do të jeni të vendosur të merreni me problemet që ju kanë hapur shumë punë të p dëshiruara gjithë këto ditë. Bëni durim, edhe energjitë negative të marra prej këtyre problemeve mos ia përcillni partnerit tuaj. Pasi situata është mjaft delikate. Mos ia lejoni vetes edhe një grindje tjetër.

Për beqarët që do marrin iniciativë të ndryshojnë statusin do të vijnë lajme të mira.

Shumë gjëra të lëna pezull në punë do ju lodhin, por është një mësim për të ardhmen, që mos i leni gjërat pas dore.

Virgjëresha

Mund të ju vijë rasti të pajtoni njerëz që kanë hasur disa polemika ditët e fundit. Mos hezitoni, pasi nga kjo mund të përfitoni edhe vetë ju.

Parashikohen disa moment të mira për ju në dashuri, pritet një mbrëmje plot pasion.

Aspak situatë e qetë për beqarët. Më shumë duket sikur po kaloni një kohë reflektimi që të njihni veten më mirë.

 

Peshorja

Sot do ju ofrohet një mundësi për të qartësuar disa grindje të së shkuarës, mos hezitoni. Një marrëdhënie e mirë është e ndërtuar mbi mirëkuptimin.

Venusi duket që do shpërblejë beqarët sot. Një mbështetje të madhe do të keni sot, kështu që vihuni në sulm.

Në punë jeni gjithë kohës nën vëzhgim, kështu që sigurohuni të bëni punën siç duhet nëse doni të vlerësoheni.

Akrepi

Qëndroni më të hapur edhe flisni më shumë me partnerin tuaj. Do të shikoni që një situatë më e këndshme do ju shoqërojë në të ardhmen nëse arrini të flisni edhe të shprehni pa kënaqësitë tuaja.

Për beqarët asgjë e re as ditën e sotme.

Një ditë mjaft produktive ju pret në punë.

Shigjetari

Mund të keni një mundësi për të provuar një aventurë të re. Por mendojeni mirë para se ta bëni, pasi personi tjetër me të cilin po kaloni kohë në këto momente nuk do e priste mirë këtë lajm.

Të vetmuarit mund të marrin një refuzim ditën e sotme, por mos lejoni që kjo të ju demoralizojë.

Një ditë mjaft e mirë ju pret në punë. Atmosfera mes kolegëve po përmirësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Një gjendje aspak të mirë po kaloni në këto moment për sa i përket marrëdhënies në çift. Duket sikur çdo gjë është monotone edhe aspak e gjallë. Por mos u shqetësoni, është çështje kalimtare.

Për beqarët vetëm miq të rinj pritet të ketë për momentin.

Energjia që ju karakterizon, do ju ndihmojë për të pasur rezultate të mira.

Ujori

Një situatë aspak e mirë në familje. Diçka po ju pengon që të keni komunikim më të mirë. Provoni të uleni më shumë edhe të diskutoni rreth problemeve dhe të gjeni një zgjidhje të përbashkët.

Zemrat e vetmuara do të gjenden para një dileme të madhe, por qetësia që ju karakterizon do ju ndihmojë të ia dilni mbanë shumë mirë.

Disa momente të vështira po kaloni në punë, një atmosferë mbytëse dhe aspak të këndshme. Por nuk do të zgjasë shumë, kini durim.

Peshqit

Një ditë nostalgjike për ju sot, do të kujtoni disa moment të bukura të adoleshencës suaj. Do të kërkoni që edhe partneri të ju bashkohet me ju, mos u mërzisni nëse merrni ndonjë refuzim, por vazhdoni shijojeni vetë.

Një takim i ri pritet për beqarët, por është e pa qartë nëse do jetë thjesht një miqësi apo diç5ka më shumë.

Diskutimet e shumta në punë po jua bëjnë pak të vështirë. Por mos hiqni dorë, kini durim edhe qëndroni të qetë.

Previous ArticleNext Article