Bëjnë paqe! Dy artistet e njohura lënë pas sherrin e 2014-ës

Artistet e njohura të muzikës botërore i habitën të gjithë kur në 2014-ën i dhanë fund miqësisë së tyre. Por duket se Taylor Swift dhe Katy Perry i kanë lënë pas mëritë dhe janë pajtuar pas 5 vitesh armiqësi me njëra-tjetrën.

Gjithçka është kuptuar në videoklipin më të fundit të Swift “You need to calm doën” në sekuencat e të cilit shfaqet surprizë edhe Katy Perry, duke konfirmuar se vajzat janë bërë sërish mikesha.

Taylor dhe katy shfaqen të veshura me kostume si hamburger dhe patate të skuqura e në fund përqafojnë njëra-tjetrën.

Këngëtaret në 2014-ën u përfshin në një sherr publik pasi Taylor e akuzoi asokohe Perry–n se i kishte marrë asaj dy kërcimtare.

Previous ArticleNext Article