Kim Kardashian është fiksuar këto kohë pas këtyre shapkave, a është ky trendi më i fundit?

Kim Kardashian io doli të vihej në vëmendjen e botës për ato cfarë bën, por edhe për ato që vesh. Së fundi, ylli I reality show-t po shihet kudo me këto shapka më gisht dhe takë të lartë!!!

Jo të gjithë mund t`i njehsojnë shapkat me gisht me eleganten, por të preferuarat e Kim-it janë ndryshe. Ato janë transparente, cka i bën më të hijshme (e i largon disi nga imazhi I sportives dhe shpengimit), dhe me takë të lartë ortopedike.

Nëse do të mendonit se cili stilist qëndron pas këtij krijimi, epo, nuk ju duhet të lodhemi shumë: edhe kjo është një ide e të shoqit, Kanye West, të cilin Kim e promovon  në mënyrën më të mirë të mundshme: duke u kthyer në modele të jetës reale për veshjet dhe kombinimet e tij!



Previous ArticleNext Article