VIDEO/ Jonida Maliqi kapet mat me Romeo Veshaj!

 

Prej javësh qarkullojnë zëra se këngëtarja Jonida Maliqi po jeton një romancë me aktorin e “Al Pazar” Romeo Veshaj.

Ndonëse nga ana e dyshes nuk pati asnjë reagim rreth këtij thashethemi, një video e publikuar nga MCN Radio Albania në rrjetin social Instagram, duket se nuk më vend për dyshime.

 



Teksa ndodhen në pishinë, 23 vjeçari dhe 36 vjeçarja përqafohen me njëri tjetrin, duke lënë të kuptohet qartazi se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Maliqi para pak javësh u kthye nga Izraeli ku përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, ndërsa Veshaj shumë shpejt do të shfaqë në Vizion Plus projektin më të ri “Treshat”, në bashkëpunim me binjakun e tij Donald dhe moderatoren Bora Zemani.

Kjo histori dashurie për Jonida Maliqin vjen rreth tre vite nga divorci me ish-bashkëshortin Gent Prizreni me të cilin ka edhe djalin Dan.

Previous ArticleNext Article