KreuStil Jetese

Është një prej aktoreve më të famshme të botës, por nuk e ka problem të veshë të njëjtin fustan pas 30 vjetësh!

Vëmendjes së medias nuk I ka shpëtuar ky detaj: Meryl Streep, një prej aktoreve më të talentuara, të dashura, e natyrisht,e dhe të paguara të Hollywoodit, ka ruajtur në dollap një fustan të veshur dekada më parë. E madje edhe e ka futur sërish në përdorim. Syrit të medias nuk i ka shpëtuar fakti që me të njëjtin fustan të veshur në vitin 1979, aktorja e famshme është shfaqur edhe në një event në 2009-tën.

Fati i saj i mirë që linjat trupore nuk I kanë ndryshuar aq shumë, duke i lejuar të mbajë një rrobë të kohës se rinise!!

Meryl tregoi kështu se nuk I intereson shumë cfarë thuhet e bëhet përreth; ajo ka mendjen e saj dhe nuk ndikohet aspak nga mendimet e të tjerëve!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF