KreuStil Jetese

Me pushime bashkë! Arbanën dhe Eduartin i tradhëtojnë foto nga i njëjti vend!

Sado të përpiqen të mos shfaqen bashkë apo të mos e pranojnë publikisht romancën e tyre, Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn i tradhëtojnë detajet, komentet e madje edhe fotot në rrjetet sociale.

Çifti i showbiz-it menjëherë pas përfundimit të sezonit të programit “Dua të të bëj të lumtur” vendosën të bëjnë disa ditë pushimesh jashtë vendit dhe u kujdesën që të mos publikojnë foto nga të njëjtat vende, pavarësisht që dyshohej se ishin bashkë.

 

Por një foto e publikuar pak minuta më parë nga moderatorja e njohur e ekranit shqiptar ka zbuluar gjithçcka e madje edhe destinacionin e dyshes.

Arbana dhe Eduarti kanë bërë pushime në Puglia të Italisë, e fotot e tyre në Alberobello i kanë tradhëtuar ata duke zbuluar kështu edhe arratisjen e fillim qershorit. Ky detaj është vënë re edhe nga ndjekësit e të dyve duke i komentuar atyre vendndodhjen.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF