KreuCelebrity

Ori Nebiaj lë “Wake Up“ për “ Pushime on Top“ me nje mesazh shumë të bukur për Islin!!

Na kanë shoqëruar cdo mëngjes nga ekrani I Top Channel me “ Wake Up“; Ori Nebiaj dhe Isli Islami janë një dyshe mjaft simpatike, që kanë përcuar pozitivitet e lirshmëri tek publiku.

Por Ori e mbylli këtë sezon në emisionin e mëngjesit, dhe po përgatitet për “detyrën “ e radhës, “Pushim on Top“.  Megjithatë, nuk ka harruar t`I bëjë një dedikim mjaft të ndjerë kolegut të saj.

“Çdo ditë bashkë, në të gdhirë, ama çdo ditë me energji dhe dashuri për punën e palodhur që bëjmë të gjithë bashkë dhe mbi të gjitha, për mirëkuptimin dhe shoqërinë e rrallë që kemi”, ka shkruar moderatorja. Afërsia që kanë bëri në një moment që të qarkullonin dhe disa thashetheme për një lidhje mes tyre, megjithatë të dy e mohuan, por rrëfyen se kanë një miqësi shumë të vecantë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF