KreuCelebrity

Si rrallëherë Sokol Balla na njeh me dy fëmijet gjatë pushimeve në Mal të Zi!

Ndonëse e shohim shpesh në takimet e përjavshme me emisionet e tij politike, për anën tjetër jo atë të karrierës për gazetarin Sokol Balla dimë pak, ose aspak.


Vetë Balla ka preferuar që jetën personale ta mbajë të tille larg kërshërisë së publikut.
Por me ardhjen e pushimeve, teksa Sokoli i ka vënë ‘drynin’ emisionit dhe studios ku zhvillohen debate politike, ai ka marrë dy fëmijët dhe po shijon disa ditë relaksi në shtetin fqinj Mali i Zi.


Si rrallëherë Balla ka ndarë fotografi në rrjetin social, duke na njohur kështu me atë që ai me siguri e quan pjesa më e mirë e vetes; fëmijët!

Me vajzën babi Sokoli ka bërë një hedhje me parashutë, ndërsa djali që është më i madh, ka marrë timonin e motorrit të ujit dhe po shëtit të atin nëpër det!

Dy fëmijët Sokol Balla i ka nga martesa me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me të cilën është divorcuar disa vite më parë.

Pushime të mbara familja Balla!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF