KreuCelebrity

Ndjekësit sulmojnë Anita Haradinaj; “Ti je serbe”

 

Anita Haradinaj ishte një prej folëseve në Global Woman Summit në Londër, si gazetare dhe shembull i respektuar në shoqëri për brezat e rinj.

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj rrëfeu histori suksesi të grave të vendit të saj, ndrësa ndau në rrjetin social një foto nga pjesmarrja në samit.

Duket se një varëse me kryq në qafë është bërë shkak që ndjekësit të vërshojnë me komente negative, teksa shumica e tyre u shprehën tejet të çuditur nga gjesti i Anitës, pasi sipas tyre një muslimane nuk mund të mbajë simbolin e fesë së krishterë.

“Kanë filluar të mendojnë se duken më modernë më kryq edhe nëse i përkasin ose jo fesë katolike. Gjithsesi pa paragjykime, feja është zgjedhja e secilit,” 

“Ti je serbe.”

“Se di a je muslimane jo e kishterë që mban kryqin në qafë” …

Ishin disa prej komenteve nën foton e gruas së kryeministrit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF