“Nuk është e lehtë”; Për herë të parë Meghan Marke flet për marrëdhënien me Harry-n!

 

Fundjavën e kaluar Meghan Markle dhe Princ Harry ishin të pranishëm në premirenë e filmit “The Lion King” ku patën mundësi aty të takoheshin me emra të njohur të showbiz-it botëror.

 

Një ndër ta ishte artisti Pharell William me të cilin, Meghan pati një bisedë të shkurtër, por që mediat e huaja kanë arritur të deshifrojnë se për çfarë kanë folur.

Duket se Dukesha e Sussex dhe Pharell kanë folur për faktin se ish-akorja po e përjeton martesën me Princin, në një kohë kur çdo veprim i tyre do të komentohet.

“Jam shumë i lumtur për ribashkimin tuaj. Dashuria është e mrekullueshme. Dashuria është e bukur. Mos e merr të qene. Por se çfarë do të thotë me klimën e sotme… Thjesht doja t’u thosha se e juaja është shumë domethënëse për të gjithë ne…ju përgëzojmë vërtet”; është dëgjuar t’i drejtohet Meghanit William, ndërsa përgjigja e Dukeshës vijon:

“Oh shumë faleminderit, por ata nuk na e bëjnë aspak të lehtë”.

Ja pra që s’është edhe aq e thjesht të jetosh në një pallat mbretëror, apo jo?!

Previous ArticleNext Article