Një tjetër lëvizje në TV, moderatorja shqiptare njofton largimin nga emisioni!!!

Një tjetër lëvizje është mësuar se do të ndodhë në ekranet shqiptare. Është moderatorja e Tring, Brunilda Lahe që ka njoftuar largimin e saj nga emisioni i përjavshëm “My Living”, që drejton prej 4 vitesh tashmë.

Në puntatën e fundit të këtij sezoni, Lahe njofton lëvizjen e saj dhe këtë e bën në video promo të emisionit, shpërndarë në Instagramin e saj. Duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët dhe stafin,  ajo ka zbuluar kështu se kjo do të jetë puntata e saj e fundit.

“Në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë nuk do të jem moderatorja e programit, por ky projekt është përtej meje. Jam e bindur se ju do të jetoni bukur, do të jetoni me ‘Living’”.- shprehet Brunilda.

Nuk dihet projekti i ardhshëm i saj, apo televizioni ku do të shfaqet, por kjo do të jetë diçka që me siguri do të mësohet me nisjen e sezonit të ri televiziv.

Previous ArticleNext Article