KreuStil Jetese

Fustani që po i cmend të gjithë: ka llogari të vetën në Instagram dhe 15.000 ndjekës!!

Kushton vetëm 39 Euro që të jesh sot një yll I Instagramit; kaq është cmimi I fustanit që ka cmendur të gjithë, e në rrjetin social, shënoi 15.000 ndjekës në kohë rekord. Fustani, krijim I grupit spanjoll Inditex, po bën namin në internet. Popullaritetin më të madh ai e ka shënuar në Mbretërinë e Bashkuara, ku është kthyer në një trend të vërtetë, megjithatë preferancat për të janë shënuar edhe në pjesë të tjera të globit.

Deri tani, prodhuesit nuk kanë bërë asnjë koment mbi suksesin e madh që ka pasur produkti I tyre në mediat sociale.

Duket se fustani I thjeshtë, I bardhë më pika të zeza, mëngë të gjata e I mbyllur në fyt ndërsa është I lirshëm poshtë, vlerësohet shumë si për pamjen e tij të këndshme, ashtu edhe për faktin se duket të jetë mjaft I rehatshëm dhe praktik.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF