Pas lajmit të ndarjes nga i dashuri, reagon Dajana Shabani

Dajana Shabani u bë pjesë e lajmeve të së martës në portale, pasi u përfol se ajo dhe i dashuri boksier Kamer Maloku i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. (lexo këtu)

Menjëherë pas këtyre lajmeve, ka reaguar prezantuesja e “Ditë e Re”, që me anë të një videoje të postuar në Instagram ka hedhur menjëherë poshtë zërat e ndarjes, duke treguar kështu se ajo dhe partneri vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur.

Kujtojmë se Dajana është nënë e një vajze të vogël nga martesa me ish-bashkëshortin me të cilin u divorcua pas lindjes së vogëlushes.

Previous ArticleNext Article