KreuKuzhine

Dieta Keto recetë/ Pulë me kërpudha

Gatuani recetat e dietës Keto, një nga regjimet ushqimore më të suksesshme që na jep kaloritë e duhura për organizmin, duke humbur kilogramët e tepërt

 

Ketoza është gjendja e natyrshme e trupit, kur plotësisht ushqehet nga yndyra. Kjo gjendje eshte normale gjatë agjërimit ose kur jeni në dietë të rreptë ku eleminohen të gjithë karbohidratet. Një dietë e tillë ku karbohidratet mungojnë plotësisht, quhet dietë “ketogjenike”.

Link: https:https://carnivorestyle.com/
Credit Name: Carnivore Style

Dieta Ketogjenike ofron disa receta të cilat janë vërtet të shëndetshme dhe mund të gatuhen lehtësisht në shtëpi. Emri i kësaj diete vjen nga fjala “Keto” që do të thotë, e bën trupin tonë të prodhojë molekula të vogla që furnizojne të quajtura “ketone”. Kjo është një lëndë djegëse alternative për trupin, e përdorur kur mungon sheqeri në gjak. Ketonet prodhohen nëse hani shumë pak karbohidrate dhe konsumohen si lëndë djegëse. Bordo ju sjell disa receta më të cilat mund të ndërtoni dietën Ketogjinike, ku secila prej tyre ka gjithashtu edhe një kalorazh të caktuar, duke e ndihmuar organizmin të marrë atë që i duhet dhe duke e djegur atë në sasitë e nevojshme.

Pulë me kërpudha

640 kalori

Përbërësit: gjoks pule, 8 kërpudha të bardha, 2 lugë gjalpë, ¼ gotë ujë, ¼ filxhani krem qumështi, 1 lugë lëng limoni të freskët, kripë, piper dhe 1 lugë spinaq i zier.

Përgatitja: skuqni gjoksin e pulës në një tigan duke e pjekur mire në të dyja anët.

Në të njëjtin tigan hidhni kërpudhat për t’u skuqur derisa të piqen. Shtoni ujin në fund, lëng limoni dhe kremin. Hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës dhe shoqërojeni me spinaqin e zier.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF