Thyen rregullin! Kate vesh për herë të parë pantallona kaq të shkurtra dhe të gjithë po e komplimentojnë

Kate Middleton ka thyer rregullin mbretëror të fustaneve e fundet për t’i zëvendësuar ato me një palë pantallona të shkurtra.

37-vjeçarja u shfaq në “King’s Cup Regatta” në CwWes, e vehsur më një kostum sportiv: xhaketë e bardhë dhe pantallona të shkurtra me atlete.

 

Veshja e Dukeshës së Cambridge ra menjëherë në sy të ndjekësve të cilët nisin të shkruanin për këtë në Twitter. Hera e fundit që Kate ka veshur një palë pantallona kaq të shkurtra ka qenë 11 vite më parë, në 2008-ën në një festë patinazhi.

Ajo që mund të thuhet nga fotot është që Kate bëri kaq mirë që ekspozoi këmbët e saj, sepse të shumtë kanë qenë ata që e kanë komplimentuar duke i kërkuar ta përsërisë sërish një veshje të tillë.

Previous ArticleNext Article