Gafa e madhe e Caitlyn Jenner; uron për ditëlindje Kylie-n me foton e Kendall!

 

Ka dashur të bëjë një urim publik për të bijën Kylie, por që padashje Caitlyn Jenner ka zgjedhur foton e gabuar.

Me një foto nga fëmijëria e vajzave, babi i Kylie dhe Kendall ka shkruar:

“Jeta ishte shumë e thjeshtë atëherë, por jeta është kaq e mirë sot. Gëzuar ditëlindjen vajza ime e vogël”; ndërkohë që nuk  e kishte kuptuar se kishte postuar foton e tij dhe të Kendall.

Por sapo fansat kanë vënë re këtë gabim, Caitlyn ka fshirë postimin dhe ka publikuar një foto me të dyja vajzat ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen!

Epo ndodhin edhe ngatërresa të tilla!

Previous ArticleNext Article