Reagimi i Liam pas ndarjes nga Miley na preku të gjithëve!

 

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth shokoi fansat e dyshes, por aspak ata që ishin pranë çiftit. Sipas miqve të afërt të Miley dhe Liam ndarja nuk ishte aspak e papritur, pasi së fundmi ata kanë patur probleme me martesën e tyre.


E para që theu heshtjen rreth këtij lajmi ka qenë aktorja dhe këngëtarja, e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin social Instagram shkroi një ditë më parë:

“Mos e lufto evolucionin, sepse nuk do fitosh kurrë. Si mali mbi të cilin po qëndroj, i cili dikur ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i paevitueshëm. Babai im më ka thënë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’. Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë duke e ditur se kjo është e vërtetë. Më kanë mësuar ta respektoj planetin dhe ky është një proces të cilit i jam përkushtuar njësoj si me veten”

E ndërsa të gjithë po prisnin reagimin e Liam, i kontaktuar nga një gazetar I “Dailymail” ai ka prekur jo pak me deklaratën e tij:

“Ju nuk e kuptoni se si ndihesh. Unë nuk dua të flas për këtë shoku”– raportohet t’i jetë drejtuar ai gazetarit të Daily Mail Australia.

Qartazi duket se për Hemsworth nuk ka qenë aspak e lehtë ndarja nga bashkëshortja e tij prej 8 muajsh, me të cilën ka jetuar një histori dashurie gati 10 vjeçare.

Previous ArticleNext Article