KreuBusull

Kaq e pati vapa! Sot nisin shirat dhe ja si do të jenë temperaturat!

Prej ditësh vendi ynë ishte kapluar nga temperatura përvëluese, të cilat kapën vlera përtej normales duke kaluar të 40 gradët në diell!


Duket se vala e të nxehtit afrikan po largohet nga vendi ynë, e duke nisur që sot temperaturat do të pësojnë rënie.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në mesditë kryesisht në veri, vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira ç’ka do të sjellin edhe ulje të temperaturave.

“Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C”; shkruhet në faqen zyrtare të SHMU

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF