Të dukesh më e gjatë dhe seksi; ja një truk që na mësojnë të famshmet tona!

 

Tashmë moda është bërë universale, e me përdorimin në masë të internetit të gjithë ne jemi lehtësisht të aksesueshëm kah trendeve të reja të modës që sugjerojnë stilistët dhe influencuesit e  njohur.

Sa i përket sandaleve apo edhe këpucëve, këtë sezon krijuesit e stilit kanë vënë theksin tek aksesori i këmbës me rripa të tejdukshëm.

Sigurisht kjo është një formë për të nxjerrë në pah sensualitetin që ka këmba e një femre, ama duhet të themi që sandalet apo këpucët e tejdukshme kanë edhe një tjetër ‘mision’ tejet të dobishëm; iluzionin e zgjatjes së këmbës, duke e bërë gruan që e vesh të duket më e gjatë, sensuale e seksi njëkohësisht, duke krijuar idenë e këmbës së zbathur.

Ky truk nuk mund të mos i shpëtonte disa prej emrave të njohur të vajzave dhe grave shqiptare, të cilat i kemi parë në fotot e postuara në llogaritë e tyre në Instagram, teksa kanë bërë blerjen e zgjuar.

Që nga Manjola Nallbani, Lori Hoxha e deri tek Ilda Bejleri e Luana Vjollca, sandalet me rripa të tejdukshëm kanë qenë pjesë e ‘outfiteve’ të kësaj vere.

Previous ArticleNext Article