Çifti i njohur turk, prindër për herë të dytë; “Shehrazade” është shtatzënë!

 

Berguzar Koreli dhe Halit Ergenc janë dy nga aktorët e preferuar turq jo vetëm në vendin e tyre por edhe në Shqipëri.


Dyshja që u dashurua gjatë xhirimeve të telenovelave turke, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë, pasi Berguzar është shtatzënë. Ka qenë vetë aktorja që ka bërë publik lajmin e ëmbël teksa është shprehur:


“Çdo gjë po shkon rrugës së mirë. Lajmi rreth shtatzënisë është i vërtetë. Ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Një ndjenjë shumë e mirë. Dashtë Zoti që të gjithëve t’ua mundësojë këtë përjetim”


Berguzar Koreli dhe Halit Ergenc janë martuar në vitin 2009 dhe janë prindër të një djali të quajtur Ali.

Ata u bënë të njohur për rolet e tyre tek “1001 netë” ku luanin të dy rolet protagoniste, të Onurit dhe Shehrezades e më vonë për sukseset në “Karadai” apo “Sulejmani i Madhërishëm.

Previous ArticleNext Article