16 vite pas sherrit, Adelina Ismajli zbulon për herë të parë arsyen e konfliktit me Leonora Jakupin!

16 vite më parë pikërisht në vitin 2003 një sherr, i cili degjeneroi në konfrontim fizik mes dy këngëtareve Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, bëri jehonë të madhe asokohe.


Arsyen e vërtetë të sherrit, publiku nuk e mësoi asnjëherë, të paktën deri ditën e djeshme.


E ftuar në studion e emisionit “Pressing”, Adelina Ismaili ka rrëfyer për herë të parë se arsyeja përse ajo ishte konfrontuar fizikisht me Jakupin ishte pikërisht nëna e saj e ndjerë, Mona.


“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve. Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë”; u rrëfye për herë të parë artistja kosovare.


Ndonëse kanë kaluar 16 vite, mes Adelinës dhe Leonorës problemet ende nuk janë sheshuar.

Previous ArticleNext Article