KreuCelebrity

9 vjet më parë u përjashtua nga Ardit Gjebrea: rikthehet në “Kënga Magjike” këngëtarja shqiptare!

9 vite më parë Linda Halimi dhe Nora Istrefi konkuruan në “Kënga Magjike” me bashkëpunimin “All mine”.


Krijimi i dy artisteve nuk arriti dot të kalojë në natën finale, pasi producenti Ardit Gjebrea i përjashtoi nga konkurimi për shkak të vonesave që vajzat bënin gjatë provave.

Ndërsa Nora Istrefi ka marrë sërish pjesë më pas në “Kënga Magjike”, artistja Linda Halimi e ka parë të arsyeshme të rikthehet në garë në kompeticionin e këtij viti.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Linda nëpërmjet rubrikës pyetje-përgjigje në instastory.
Kjo është një periudhë e artë në jetën e Halimit, pasi vetëm pak muaj më parë ajo u bë nënë e vogëlushes Kaimana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF