Kate Middleton vesh Michael Kors, vulos edhe njëherë elegancën e saj

Duka dhe Dukesha e Cambridge ndodhen së fundmi në Balmoral së bashku me 3 fëmijët e tyre të vegjël. Ata janë fotografuar të Dielën në mëngjes në udhëtimin e tyre drejt Crathie Kirk pranë Balmoral Castle për meshën e së dielës.

Ata ishin bashkë me Mbretëreshën Elizabeth, që kishte veshur një veshje ngjyrë rozë vibrante kombinuar me buzëkuqin.

Si gjithmonë, Dukesha e Cambridge tërhoqi vëmendje me stilin e saj të kuruar duke u shfaqur me një fustan Michael Kors dhe një pallto të veshur sipër. Ajo e plotësoi look-un e saj me një kapele të zezë dhe një palë vathë elegantë.

Previous ArticleNext Article