Vajza shkon në kopësht për herë të parë, moderatorja: “ Më vjen të qaj“!!!

Fundi I verës sjell bashkë me mbylljen e pushimeve edhe moment mjaft emocionuese për prindërit, vecanërisht ata me fëmijë të vegjël të cilët duhet t`I dërgojnë për herë të parë në kopshte apo shkolla. Ndarja nuk është e lehtë, as për njërën palë, e as për tjetrën. Jonida Shehu këtë së fundi po e provon vetë.

Vajza e saj e vogël, Kristal nisi kopshtin dhe moderatorja e tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale sei e ka përjetuar këtë moment. “Filloi dhe kopshti. Nuk e di si erdhi kjo ditë kaq shpejt. Më vjen të qaj kur mendoj se sa shpejt do të vijë dita kur të bëj valixhet gati Kristali. Suksese xixëllonja”, ka shkruar Jonida, ndërsa e shoqëron mesazhin edhe me disa emoji ku shihet një figurë e përlotur.

 

Previous ArticleNext Article