E nxjerrin mediat: ja cila ishte aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara“ që ia bëri jetën ferr Eva Longorias!!

Duke u përpjekur të ndihmonte mikeshën e saj, Felicity Huffman, Eva Longoria i dërgoi një letër gjykatësit të cështjes së aktores së akuzuar për mitdhënie, duke i treguar anën tjetër të saj: atë humaniste. Felicity, sic thoshte Eva, i kishte dalë në mbrojtje kur qëndronte e terrorizuar në sheshxhirim për shkak të bullizmit të bërë nga një kolege.

Longoria nuk e përmendte emrin e personit që ia kishte “nxirë“ aq shumë jetën, sa mendonte te mos e mbyllte serialin 10 vjecar. Por mediat mendojnë se e kanë gjetur fajtoren: ajo sipas tyre është Teri Thatcher, që interpreton rolin e Susan. Marrëdhëniet mes saj dhe Evës kanë qenë të tensionuara, dhe Teri vetë është ankuar për mosmarrëveshje në sheshxhirim.

Previous ArticleNext Article