Eduarti e tregoi me një koment sesa “i verbuar“ është pas Arbanës!!

Ndonëse nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre publikisht, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në subjektin e nxehtë të mediave rozë për historinë e dashurisë që duket se po përjetojnë.  Të dy ata shpesh shihen shpesh në udhëtime së bashku, ashtu si edhe rrugëve të kryeqytetit  e në të gjitha këto foto duket qartë që ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, si të mos mjaftonte edhe koha e kaluar bashkë, janë mjaft aktive edhe me komentet në rrjetet sociale. Arbana ka postuar së fundi një foto në Paris, dhe Eduarti menjëherë e bëri komentin e tij.

Duke mos e fshehur admirimin për moderatoren, ai shkruan: “Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore”!! Fjalët e Eduartit jane shoqëruar me një emoji me sytë me zemra. Ky koment, që nuk është i vetmi i këtij lloji nga ana e tij, është pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Previous ArticleNext Article