Anxhela Peristeri së shpejti në altar?! Pranon historinë disavjeçare të dashurisë

Anxhela Peristeri ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për këngën dhe klipin e saj më të ri “Shpirti i bukur”. Ndonëse gjithmonë aktive me projektet e saj muzikore, Anxhela ka qenë hermetike kur vjen puna te jeta private, deri dje.

Duke marrë shkas nga fustani i bardhë veshur në xhirimet e kripit të ri, gjatë emisionit këngëtarja nuk iu shpëtoi pyetjeve rreth jetës private dhe martesës. E pyetur se kur do të veshë fustanin e vërtetë  të nusërisë, Anxhela u shpreh se nuk është pro martesës, por nuk mohoi planet për fëmijë.

PJESË NGA INTERVISTA

Rudina Magjistari: Kur do ta veshë fustanin e bardhë Anxhela Peristeri?

Anxhela Peristeri: Nuk është në planet e mia të afërta dhe unë zakonisht nuk jam pro martesës.

Rudina Magjistari: Pse?

Anxhela Peristeri: Nuk e di. Për mua është thjeshtë një ceremoni, gjëja më e rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës dhe të jesh mirë me të. Sigurisht që është një ceremoni e bukur që të veshësh fustanin e bardhë dhe të mbledhësh njerëzit, por nuk është kaq e rëndësishme për mua.

Rudina Magjistari: Atë unazën që është komentuar si unazë fejese e mban?

Anxhela Peristeri: Po, e kam kaluar në gishtin e mesit sepse jam dobësuar dhe nuk më bën. Është një dhuratë, të cilën vazhdoj ta mbaj sepse është shumë e bukur dhe më pëlqen. Do ta mbaj derisa të zëvëndësohet me një tjetër.

Rudina Magjistari: Pra qenka një unazë propozimi? Olti Curri paska pasur të drejtë më duket.

Anxhela Peristeri: Unë kam shumë vite që e kam dhe tani duhej të ishte bërë dasma dhe martesa.

Rudina Magjistari: Po ti the që je kundra dhe mund të mos kemi dasmë, por menjëherë një bashkëjetesë dhe një fëmijë.

Previous ArticleNext Article