Aksident në ish-Bllok; Ish-banorja e Big Brother përplaset me makinë

Një aksident i ndodhur mbrëmë në mesnatë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka përfshirë edhe ish-banoren e Big Brother Albania, Armela Hyseni.

Newsbomb.al. mëson se tre makina janë përplasur tek ‘Libri Universitar’, rreth orës 00:00 dhe siç shihet nga pamjet e siguruara Armela është përplasur me dy automjete të tjera teksa drejtonte makinën e saj tip ‘Smart’.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa fatmirësisht nga ky aksident nuk kanë mbetur persona të lënduar.

Previous ArticleNext Article