Robert Berisha reagon pas fjalëve për të dashurën e re!!

Ishte lajmi që mbushi të gjitha mediat rozë; pas ndarjes së bujshme të Robert Berishës me Nora Istrefin, dhe pretendimeve se ishte kjo e fundit qe e kishte kërkuar shkurorëzimin për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore të tij, u përhap së fundi lajmi se këngëtari kishte një të dashur të re. Roberti dhe vajza e quajtur Jess Kadiu po pushonin së bashku në Turqi.

Por ai dha një tjetër shpjegim, dhe e bëri këtë me nje foto të postuar në Instagramin e tij, në krah të katër vajzave bukuroshe përfshirë dhe Jessin. “Dicka po zihet“, shkruan ai. Një prej vajzave në foto është reperja Rina Balaj, prandaj Roberti la në këtë mënyrë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor.

Previous ArticleNext Article