KreuArt

De Fest Apolonia mbledh në Fier teatrot e Tiranës, Kosovës, Budvës e Pulias!

Të flasësh për teatrin sot është mëse e nevojshme! Aq më tepër, për atë jashtë kufijve teritorrialë të Tiranës. Teatri lokal, është rizgjuar dhe tanimë ka gjithmonë e më shumë vëmendjen tonë!

Prej 4 vitesh Festivali De Fest Apolonia sjell në qytetin e Fierit teatrot vendorë të Shqipërisë, e vendeve fqinjë! Kjo lëvizje tanimë traditë e vjeshtës kulturore të qytetit pritet edhe më me kërshëri, e shumë pritshmëri për vetë jehonën, që në një kohë kaq të shkurtër ka gjeneruar!


De – Fest Apolonia 2019 do të mbahet në Fier nga data 19-25 Shtator, me pjesëmarrjen e 9 teatrove nga Fieri, Tirana, Gjirokastra, Rajoni i Pulias, Gjilani, Budva e Shkodra.

Drejtori i Festivalit Agron Xoxe, së bashku me regjisorin Milto Kutali përveç shfaqjeve duan ta fokusojnë vëmendjen tek debati për teatrin dhe zhvillimin e tij veçanërisht në rrethe! Turnetë lokalë janë domosdoshëmri për të zgjuar dhe rikthyer vëmendjen e njerëzve tek ushqimi shpirtëror, nevojë veçnaërisht në jetët kulturore të qyteteve të vogla.


Janë gjithësej 9 shfaqje (teatri i Budvës vjen me një operë), 7 do të shfaqen në teatrin Bylis, ndërsa 2 prej tyre “Zoo Story” dhe “Rro për me tregue” do të shfaqen ne Apolloni, në manastirin e Pojanit, pas tryezave të debatit, që do të zhvillojnë profesionistët e teatrit, mes të cilëvë përmendim: Fadil Hysa, Nebi Islami, Miho Gjini, Josif Papagjoni, Aqif Mulliqi, etj.


Festivali do të hapet me shfaqjen “Këngëtarja Tullace” me regjisor Spiro Duni!

Festivali De- Fest 2019 organizohet nga Bashkia Fier, në kuadrin e projektit turne Programi IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF