KreuArt

Dorëshkrimet e lëna pas, në treg jeta e panjohur e Françesk Radit në një libër

Artisti i mirënjohur shqiptar Francesk Radi do të jetë më pranë publikut, edhe pse mungon fizikisht prej 2 vitesh. Tashmë dorëshkrimet e lëna pas të Franko-s siç e thërrasin miqtë janë përjetësuar në një libër që do të jetë shumë shpejt në tregun shqiptar.

Libri është përgatitur nga bashkëshortja e të ndjerit, ikona e lajmeve televizive Tefta Radi dhe shkrimtari Demir Gjergji, dhe në të janë përfshirë, jo vetëm autobiografia e Françeskut, por edhe kujtime të atyre që udhëtuan në kalvarin e jetës dhe në skenë me artistin e talentuar.

Kjo vepër letrare që vjen dy vite pas largimit të tij nga jeta është një moment përlotës dhe tejet emocionues jo vetëm për Tefta radin por edhe për familjarët e miqtë që me siguri mezi po presin të lexojnë ndër rreshta përjetimet dhe dorëshkrimet e artistit të ndjerë.

Këngëtari i njohur u nda nga jeta më 3 prill të vitit 2017 si pasojë e një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF