KreuArt

Orkestra e Pulias sjell “Koncertin e Paqes” në De-Fest Apollonia 2019!

Një koncert për Paqen, kështu e kanë quajtur shfaqjen e sotshme Orkestra “Magna Grecia”, që përfaqëson Rajonin e Pulias, në Festivalin De-Fest Apollonia 2019, në qytetin e Fierit! Festivali, që organizohet nga Bashkia Fier, nën drejtimin e Agron Xoxes, drejtor i Qendrës Kulturore cceli siparin mbrëmë me shfaqjen “Këngëtarja Tullace”, vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni.
Gjatë koncertit të sotshëm, repertori i larmishëm solli emra të kompozitorëve të mëdhenj Italianë si Verdi, Puccini, Turco e shqiptarë si Prenk Jakova, me të famshmen “Margjelo”!
Në të marrin pjesë artistët më të mirë të vendit dhe të huaj me emra si: Erika Liuzzi (soprano), Roberto Cervellera (tenor), Armaldo Kllogjeri (tenor) dhe Piero Romano- drejtor i orkestra “Magna Grecia”!
Ndërkohë, turneu i kësaj shfaqjej do të vijojë në Shqipëri në Tiranë, përsëri në Fier e mandej do të udhëtojë në Greqi e Mal të Zi.
“Një koncert për paqen” ka si qëllim bashkimin e popujve dhe kulturave të ndryshme, si një koncept unik i paqes universale.
Festivali De-Fest Apollonia i konceptuar si promovues dhe arenë debati i teatrove vendorë. Në këtë mënyrë ai funksionon me shfaqjet turne, duke rizgjuar edhe skenat teatrore të qyteteve më të vogla, ku teatrot janë ndoshta dhe inekzistent!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF