KreuCelebrity

52 të plagosur nga tërmeti, cahen pallatet, panik mes qytetarëve!

 

Tërmeti I fuqishëm që goditi disa pjesë të vendit pak pas orës 16.00 të pasdites, ka shkaktuar 52 të plagosur, dëme e panic mes qytetarëve.  Tërmeti e kishte epiqendrën në dëtin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës; ai ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë.

 

Por më të forta ato kanë qenë në Tiranë e Durrës. Qytetarë nga Kavaja ndërkohë thanë  për “BalkanËeb” se tërmeti ka shkaktuar shembje edhe tek Shkëmbi i Kavajës. Fakulteti i Gjeologji Minierave në Tiranë ndërkohë ka pësuar dëme të mëdha sic e tregojnë dhe pamjet filmike.

Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët dhe nuk përjashtohet mundësia që paslëkundjet të vazhdojnë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF